E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja e parave në Durrës, arrestohen dy punonjës të sigurisë
Lajme

Grabitja e parave në Durrës, arrestohen dy punonjës të sigurisë

Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Durrës. Ndërkohë gjatë ditës së sotme polikcia ka arrestuar dy punonjësit e shoqërisë  së sigurimit privat e cila transportoi paratë e e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë që u grabit dje në Durrës.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•F.S. 46 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private ;

• A.Gj. 55 vjeç, banues në Durrës,  punonjës në shoqëri sigurimi private.

Shtetasit e mësipërm janë arrestuar pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale”Shpërdorimi i  detyrës” ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e autorëve  të dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.