Fatkeqësisht 52-vjeçari Buci nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Ndërsa bashkëshortja e tij Merita Buci ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Agim Buci ishte baba i 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe 1 djali. Ata që e njihnin e përshkruan si njeri të ndershëm dhe punëtor.
Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende.



