E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja në qendër të Tiranës ndodhi në banesën e një efektivi policie! Autorët thyen xhamin e dritares!
Publik News

Grabitja në qendër të Tiranës ndodhi në banesën e një efektivi policie! Autorët thyen xhamin e dritares!

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me grabitjen e një banesë në zonën e ‘Shallvareve’ ne Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e një efektivi policie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme orës 19:30, ku autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e shtetasit J.Veneti ku kanë marrë një shumë prej 18 mijë lekësh dhe bizhuteri.

Vjedhja është konstatuar nga bashkëshortja M.Veneti kur është kthyer në shtëpi, e cila ka njoftuar policinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.