GRABITJA SPEKTAKOLARE NË RINAS, REAGON ZV.KRYEMINISTRI
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas.
Braçe shprehet se Policia e Shtetit ka të gjithë mbështetjen pasi u përballn me një prej bandave më të rrezikshme.
‘Gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit; Burrat që u përballen dje me një prej bandave me të rrezikshme në vend dhe eleminuan drejtuesin e saj; Burrat që po hetojnë intesivisht dhe që kanë identifikuar çdo bandit të përfshirë; Burrat që janë në territor e vijojnë ndjekjen!’, shkruan Erion Braçe.
Pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit disa persona të maskuar arritën të grabisnin 10 milionë euro, të cilat do të transferoheshin jashtë Shqipërisë.
Admir Murataj, organizatori i grabitjes, është personi i maskuar, i cili mbeti i vrarë dje gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



