Grabitje në mes të ditës, pranë aeroportit ndërkombëtar në Rinas
Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Persona të paidentifikuar ende dhe të armatosur kanë shkuar në një pikë karburanti në Rinas, në rrugën Tiranë-Krujë dhe kanë marrë xhiron ditore.
Burimet thanë se kanë qenë dy persona të maskuar. Ata kanë marrë 140 mijë lekë nga karburanti.
Ka qenë roja i karburantit ai i cili ka denoncuar në polici grabitjen që i kishte ndodhur
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



