Grabitje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, vidhen kompjuterët
Një rast vjedhjeje është konstatuar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës, duke ngritur shqetësime për sigurinë në institucionet arsimore.
Sipas raportimeve, persona ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë hyrë gjatë natës në godinën e shkollës dhe kanë marrë disa kompjuterë që përdoreshin në procesin mësimor.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët mund të kenë prekur edhe regjistrat e shkollës. Ky detaj pritet të jetë një element i rëndësishëm për hetuesit, pasi mund të ndihmojë në përcaktimin e motivit të vërtetë të ngjarjes.
Ndërkohë, pritet të analizohen pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personat e përfshirë në këtë vjedhje. Autoritetet janë njoftuar dhe policia pritet të nisë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



