Gramoz Ruçi krah Ramës, i biri i del kundër: Nuk ka shtet! (FOTO)
Një postim i fundit në rrjetet sociale nga Ledio Ruçi ka tërhequr vëmendje dhe ka ngjallur reagime të shumta në publik. Djali i ish-figurës së njohur të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka shpërndarë në InstaStory një imazh që prej ditësh po qarkullon gjerësisht online.
Në foto shfaqet një banderolë e vendosur në ballkonin e një apartamenti me mbishkrimin “Nuk ka shtet”, një mesazh që është interpretuar në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike dhe sociale në vend.

Ky reagim vjen vetëm një ditë pasi Gramoz Ruçi u nderua me dekoratë nga kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Tiranë në kuadër të 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.
Megjithëse Ledio Ruçi nuk ka shtuar asnjë koment shoqërues, publikimi i kësaj fotografie ka marrë vëmendje të shtuar për shkak të kohës kur është bërë, në një moment tensionesh të larta publike dhe protestash që lidhen me projektin e diskutueshëm në Zvërnec.
Ndërkohë, qytetarët kanë vijuar mobilizimin e tyre në kryeqytet, ku pas tre tubimeve të mëdha, pritet të zhvillohet edhe protesta e katërt. Organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimësi të reagimeve, duke kërkuar transparencë dhe informacion të plotë mbi investimin e planifikuar në zonë.
Në këtë klimë të ngarkuar politike dhe sociale, postimi i Ledio Ruçit shihet si një sinjal që ka shtuar më tej interesin dhe debatet në opinionin publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



