Gramsh/ U vra me thikë në shkollë, pas mësimit Fatjoni punonte si shpërndarës picash
Ditën e djeshme në Gramsh, pasi u fut të shuajë sherrin mes shokëve të tij, u vra me thikë Fatjon Bici. Zanafilla e konfliktit ka qenë një koment në rrjetet sociale dhe ndodhi pranë shkollës “Asllan Shahini”.
Më konkretisht Marko Liçi, kushëriri i Bicit ai që ishte konfliktuar me tre persona të tjerë dhe dje kishte lënë një takim sqarues. Kur të rinjtë nisën të konfliktoheshin, mes tyre ndërhyri dhe Bici, por një prej tyre e qëlloi me thikë atë dhe kushëririn e tij.
15-vjeçari i cili mbeti viktimë ka lënë në lot e dhimbje prindërit, shokët e klasës, por edhe mësuesit të cilët e përshkruajnë Fajtonin si nxënës që mësonte dhe punonte. I ndjeri në orën 13:15 linte shkollën, ndërsa në orën 16:00 paraqitej në punë dhe punonte si shpërndarës picash deri në orën 23:00.
“Ishte një nxënës shumë i shoqërueshëm, merrte pjesë në çdo aktivitet shkollor, po ashtu dhe jashtë. Ishte një djalë i çiltër që bënte shumë shaka, ka qenë shumë i mirë. Nuk ka qenë person që i kishte qejf zënkat, përpiqej që t’i largonte ato, t’i shmangte duke i mbyllur muhabetet në moment. Nuk kishim dëshirë të vinim, por vetëm prej tij e gjetëm forcën. Pastaj ishte një shok që nuk donte të shikonte asnjë të mërzitur, donte që çdo kush të ishte i qeshur” – tha një shoqe e Fatjonit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



