E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gratë e pasura shkatërrojnë çantat mijëra dollarëshe
Lajme

Gratë e pasura shkatërrojnë çantat mijëra dollarëshe

Chanel ndaloi shitjen e produkteve në Rusi

Rusët po vuajnë pasojat e sanksioneve të Perëndimit pas pushtimit të Ukrainës, teksa shumë marka botërore kanë ndaluar shitjen e produkteve të tyre aty.

Marka Chanel është një prej tyre, ndërsa në shenjë proteste gratë e pasura ruse kanë zgjedhur të “shkatërrojnë” çantat e shtrenjta.

Në rrjetet sociale po publikohen gjithmonë e më shumë video, ku vajzat dhe gratë ruse shihen teksa presin me gërshërë dhe shajnë markën e njohur. Ato nuk shprehin asnjë shqetësim për mijëra ukrainas të vdekur dhe të plagosur , apo edhe për trupa ruse  që po humbasin jetën në luftime, por  vetëm për traumat e tyre të modës të shkaktuara nga pushtimi i Putinit .

Prezantuesja televizive, agjentja e PR dhe aktorja Marina Ermoshkina, 28 vjeç, shprehu zemërim e saj duke e konsideruar markën si “rusofobe” dhe duke shtuar se asnjë gjë nuk vlen më shumë se vendi i saj.

“Asnjë artikull apo markë e vetme nuk ia vlen dashuria ime për atdheun tim dhe respekti për veten time,” tha ajo, duke prerë çantën e saj me gërshërë.

1

Unë jam kundër rusofobisë dhe jam kundër markave që mbështesin Rusofobinë. Nëse zotërimi i Chanel do të thotë të shes Atdheun tim, atëherë unë nuk kam nevojë për Chanel.”- shtoi ajo.

Shitësi francez i luksit jo vetëm që u tërhoq nga Rusia , por gjithashtu ndaloi shitjet për bashkatdhetarët e pasur të Vladimir Putinit në çdo vend ky Chanel ka dyqane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.