E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/  20-vjeçari shqiptar vret pronarin e hotelit dhe më pas i djeg trupin me vodka
Publik News

Greqi/ 20-vjeçari shqiptar vret pronarin e hotelit dhe më pas i djeg trupin me vodka

Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vrarë pronarin e një hoteli në ishullin e Santorinit.

Mediat greke bëjnë me dije se 20-vjeçari qëlloi fillimisht me grushta pronarin e hotelit dhe më pas e lagu atë me vodka dhe i vuri zjarrin.

Mësohet se 20-vjeçari ka kryer këtë akt ekstrem pasi pronari i kishte borxh 200 euro që nga viti i kaluar dhe pikërisht kjo shumë parash u bë edhe shkak i kësaj ngjarje të rëndë.

Viktima është Nikos Halaris 69 vjeç, i cili u gjet nga policia i pajetë dhe i djegur në ambientet e hotelit.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më pare, ndërsa identifikimi i autorit është bërë nga vëzhgimi i kamerave nga ana e policisë.

20-vjeçari u pa në kamera teksa largohej nga vendngjarja pak minuta pas ngjarjes. Ai e ka pranuar ngjarjen duke thënë se 69-vjeçari i kishte borxh 200 euro.

Ajo që i ka bërë përshtypje policisë është se i riu shqiptar, identiteti të cilit nuk bëhet me dije, nuk kishte marrë orën e shtrejtë që kishte viktima në dorë, apo nuk kishte prekur kasafortën që kishte në hotel.

Ndër të tjera i riu është shprehur se nuk kishte për qëllim të grabiste, por kërkonte vetëm borxhin që i kishte pronari i hotelit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.