E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/50-vjeçari shqiptar vret me armë kunatin, 33-vjeçari i kishte përdhunuar vajzën
Lajme

Greqi/50-vjeçari shqiptar vret me armë kunatin, 33-vjeçari i kishte përdhunuar vajzën

Një krim i rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë ku për pasojë ka mbetur viktimë një 33-vjeçar nga Shqipëria.

Erjon Pelivani është 33-vjeçari që u ekzekutua nga kunati i tij, Fatmir Talellari në Volos.

Sipas policisë, ishte Talellari që i telefonoi autoriteteve për t’i treguar se kishte ekzekutuar kunatin e tij dhe se do të dorëzohej.

Pak minuta më vonë një ai u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha agjentëve se kishte vrarë viktimën, pasi vajza e tij 18-vjeçare nga martesa e parë kishte treguar 33-vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe.

Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivsanit, madje kohët e fundit ai e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.

Pasi vajza i tregoi të atit, ky i fundit bleu një armë dhe i kërkoi bashkëshortes t’i thoshte vëllait ta ndihmoi në një punë.

Kur dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas dëshmisë të autorit, forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e 33-vjeçarit.

Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie ndërse gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare, që ka përjetuar dhunë të vazhdueshme seksuale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.