E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi, autobusi me turistë përplaset me një makinë, 3 të vdekur, 40  të plagosur
Bota

Greqi, autobusi me turistë përplaset me një makinë, 3 të vdekur, 40 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku raportohet për tre persona të vdekur dhe 40 të plagosur.

aksident greqi autobusi

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Athinë-Selanik , pranë zonës së Polikastros në dalje për në Evzonon.

Në aksident është përfshirë një autobus turistik dykatësh  me targa serbe me 78 pasagjerë, i cili është përplasur kokë më kokë me një veturë me katër pasagjerë. Tre pasagjerët e makinës janë gjetur të vdekur dhe i katërti është plagosur rëndë.

Menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin, por pa të lënduar.

Autobusi dhe një makinë përfunduan jashtë rrugës në një kanal.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policia dhe zjarrfikëset, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.