E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi, burg për 11 të akuzuarit e 1.6 tonëve kanabis
Lajme

Greqi, burg për 11 të akuzuarit e 1.6 tonëve kanabis

Gjykata e Pireut ka vendosur të lërë në burg 11 të arrestuarit më 24 nëntor, të akuzuar për trafikimin e 1.6 tonëve kanabis sativa me motoskaf.

Gjykatësi i çështjes ka vendosur pasditen e së premtes që të 11 të akuzuarit si trafikantë të lëndës narkotike të mbahen në burg deri në përfundim të hetimeve.Mbi ta rëndojnë akuza të rënda, për të cilat, nëse gjenden fajtorë, të akuzuarit do të përballen me dënime të rënda. Mes të akuzuarve për trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Greqisë, e më tej drejt Turqisë, janë 6 shqiptarë, dy grekë, dy italianë dhe një bullgar.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në datën 24 nëntor dhe zgjati 48 orë, teksa një gomone e ngarkuar me kanabis u sekuestrua në afërsi të ishullit Xia (Kea) në jug të Athinës, pas një ndjekjeje me helikopterë dhe motovedeta të Rojes Bregdetare greke.
Përveç kanabisit, organizatës iu kapën edhe 4 pistoleta dhe një gomone me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi. Ata do të mbahen në Burgun e Koridhalosë, deri në përfundim të hetimeve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.