E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/ Çfarë ndodhi mes Miltiadis dhe Eleni Foureira në skenë?
Lajme

Greqi/ Çfarë ndodhi mes Miltiadis dhe Eleni Foureira në skenë?

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, u përballë me një situatë aspak të këndshme, me 37-vjeçaren që u ngacmua seksualisht nga djali i miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis.

Në videot e bëra virale në rrjet, shihet se djali i Marinakis kap Foureira në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa këngëtarja përpiqet të përfundojë këngën e saj dhe njëkohësisht përpiqet të largohet prej tij. Më pas, këngëtarja shqiptare spërkatet me shampanjë nga miqtë e Marinakis. Pas kësaj ajo largohet nga skena për t’u rikthyer pas 30 sekondash ku Marinakis fillon të flasë në anglisht dhe thotë se bashkëshorti i Elenit është vëllai i tij, duke lënë përshtypjen se janë miq.

Gjatë debatit midis këngëtares dhe djalit të miliarderit u tha:

Eleni: Prit të këndoj unë… Shikoni është shumë e bukur e gjithë kjo, por unë në këto momente po mundohem të punoj. Sapo më hodhët shampanjë në sy dhe kjo nuk është gjë e mirë. Do këndoj dhe një këngë dhe do e mbyllim, më vjen keq. Një sekondë i dashur (i drejtohet djalit) nuk e ke fajin ti. Një herë tjetër që gjërat të jenë më mirë.

Marinakis: Unë çfarë të bëj domethënë? Unë e hëngra jo ti.

Evangelos Marinakis zotëron klubet e futbollit Olimpiacos dhe Nottingham Forest si dhe rrjetet televizive greke Mega Channel dhe One Channel. Për këtë arsye besohet se lajmi nuk është pasqyruar në mediat greke.

Eleni Foureira u bë e famshme me këngën “Fuego”, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovision 2018”, duke u renditur e dyta pas Izraelit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.