E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/ Shqiptari digjet i gjallë në makinë
Lajme

Greqi/ Shqiptari digjet i gjallë në makinë

 Një ngjarje horror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Vuliagmeni” në Athinë, ku një person është djegur i gjallë brenda makinës.

Hetuesit grekë thonë se targat e makinës së djegur i përkasin pikërisht një shqiptari 50-vjeçar që mendohet të jetë viktima, ndërsa identitetin e tij nuk e kanë bërë me dije. Automjeti shpërtheu në flakë pak para orës 10:00 pranë portit sipas orës lokale, dhe kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje u përballën me një pamje të tmerrshme. Makina tip Citroen ishte djegur tërësisht, po kështu edhe viktima që ndodhej në sediljen e shoferit.

Hetimet paraprake kanë treguar se zjarri nisi nga brenda automjetit, kurse shkaqet janë ende të paqarta.

Kufoma është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore për t’u kryer autopsia. Nga ana tjetër, Policia e Athinës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka lënë të hapura të gjitha pistat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.