Greqi, shqiptari vret gruan dhe plagos djalin
Sipas mediave greke, një 46-vjeçar vrau gruan e tij 60 -vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një shqiptar ka vrarë gruan dhe ka plagosur djalin e tij.
Sipas mediave greke, krimi ndodhi mëngjesin e së dielës ku 46-vjeçari vrau gruan e tij 60 -vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti – 46-vjeçari me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij 60-vjeçare rome – nisën të debatonin.
Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë.
Autori është arrestuar nga efektivë të Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



