“Greqia asgjëson 4.6 tonë domate nga Shqipëria dhe Italia”
Reagon Ministria e Bujqësisë: S’ka garanci se janë shqiptare
Në një reagim, ky institucion thotë se nuk ka një raportim zyrtar në lidhje me këtë rast. Ndërsa thekson se fakti që nuk është kapur në kufi, por në treg e bën të vështirë garancinë se domatja është shqiptare.
“Nuk kemi asnjë raportim në rrugë zyrtare në lidhje me sasinë e domateve të asgjësuara. Mediat greke flasin për një domate të gjetur në treg dhe jo në pikën e kalimit kufitar. Domatja e gjetur në tregun grek e bën të vështirë garancinë se ato janë shqiptare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë.
Greqia asgjëson 4.6 tonë domate nga Shqipëria dhe Italia. Çfarë treguan analizat
Greqia ka bllokuar ne tregun e saj 4602 kg domate te importuar nga Italia dhe Shqiperia, pas analizave qe treguan nivel te larte pesticidesh.

Mediat greke bejne me dije se inspektimi eshte bere nga Departamenti i Kontrollit të Cilësisë dhe Drejtoria e shëndetit të bimëve të ekonomisë rurale te Pireut.
Në mënyrë të veçantë, pas inspektimeve dhe marrjen e mostrave në domatet e importuar nga dy kompanitë tregtare bujqësore nga Italia dhe Shqipëria dhe pas testimit laboratorik, mbetjeve të pesticideve janë zbuluar në përqëndrime të larta se limitet maksimale të lejuara.
Pas kësaj, produktet u tërhoqën drejtpërdrejt nga konsumimi dhe u shkatërruan në përputhje me dispozitat e legjislacionit aktual.
Verifikimet dhe marrjen e mostrave të ushqimit do të vazhdojnë me intensitet në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe në të gjitha pikat e shitjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



