Greqia fiton 15 MLD € nga turizmi këtë sezon
Greqia është shpallur kampione turizmi këtë sezon veror. Viti 2022 e ka nxjerrë shtetin fqinj më të vizituarin nga turistët, duke bërë që të grumbullojë fitime mbi 15 MLD €.
100% kanë qenë rezervimet në hotelet e Greqisë, ndërsa ishujt më të vizituar janë Santorini dhe Naxos.
Turistët kanë rezervuar të tre muajt e verës në Greqi dhe ishujt e saj, teksa kanë vazhduar edhe në shtator. Pushuesit në numër më madh janë nga Franca, Italia, Britania e madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



