E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia i vendos kushte Shqipërisë, por nga Tirana ka vetëm heshtje
Lajme

Greqia i vendos kushte Shqipërisë, por nga Tirana ka vetëm heshtje

Nga Podgorica, presidenti grek Prokopios Pavlopoulos i ka dërguar një mesazh tjetër Shqipërisë, në lidhje me integrimin europian.

Pavlopoulos ka thënë se mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, duke paralajmëruar kështu se Greqia mund të mbajë një pozicion kundër vendit tonë.

‘Greqia nuk e kundërshton perspektivën europiane të Shqipërisë, por sjellje si ato ndaj minoriteti grek përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim të të drejtave të të ashtuquajturëve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia’, ka thënë ai.

Ndërsa këto deklarata janë bërë të shpeshta, nga qeveria e Tiranës e drejtuar nga Edi Rama nuk ka asnjë reagim në lidhje me to.

Presidenti grek ka thënë se nëse Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duan një perspektivë europiane, duke të respektojnë kuadrot ligjore europiane dhe ligjet ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.