Greqia mer dozat e para të Pfizer
Greqia ka marrë mbrëmjen e ditës së djeshme dozat e para të vaksinës kundër COVID19. Parashikohet që shteti grek të fillojë menjëherë vaksinimin e popullsisë. Autoritetet greke shprehen se vaksinimi do të nisë ditën e nesërme dhe se të parët do të vaksinohen krerët e shtetit.
Sipas këtij plani, kryeministri Mitsotakis dhe Presidentja Katerina Sakellaropoulou janë të parët në listë për t’u vaksinuar, ndërsa më vonë do të vijohet me grupet më të rrezikuara.
Krahas tyre, vaksinat të parët do t’i provojnë edhe drejtues të tjerë të institucioneve të rendësishme si edhe krerët e partive.
Kamioni i parë me vaksinat kundër koronavirusit mbërriti mbrëmë nën masa të rrepta sigurie.
Greqia është ndër vendet e para që mori vaksinën e kompanisë Pfizer/ BioNTech.
Greqia do të marrë 83 mijë doza deri në 31 dhjetor dhe rreth 430 mijë doza deri në muajt janar dhe shkurt.
Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë datë se kur do të mbërrijnë vaksinat e para në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



