E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia merr 12 milje nga ujrat shqiptare, Kryemadhi: Ja pse po e shet Rama detin
Lajme

Greqia merr 12 milje nga ujrat shqiptare, Kryemadhi: Ja pse po e shet Rama detin

Pas lajmit se Greqia do të përfitojë 12 milje nga ujrat e detit shqiptar, falë negociatave me qeverinë shqiptare, ka ngjallur shumë reagime. Një prej tyre është edhe ai i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit e cila është shprehur se Rama po e fal detin për mëshirë, duke e akuzuar Ramën si njeri pa moral.

Postimi i plotë:

A ka më qartë se kaq?!

Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun. Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohë e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës .

Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sespe kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.

Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar.

Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.