E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia ndihmon  në shuarjen e zjarrit në Pish Poro!
Lajme

Greqia ndihmon në shuarjen e zjarrit në Pish Poro!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falënderuar Greqinë, e cila iu përgjigj kërkesës së autoriteteve shqiptare për t’i ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrin në Pishë Poro dhe Darëzez në Fier.

Faleminderit Greqisë, e cila në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile ju përgjigj menjëherë kërkesës së Agjencisë sonë të Mbrojtjes Civile me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier”, shkruan Balla në Facebook.

Lajmin e dha më herët ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se Greqia ka dërguar një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit.

Më herët Peleshi u shpreh se, 160 efektivë të Forcave të Armatosura, disa mjete zjarrfikëse e mjete të rënda iu bashkuan gjatë këtyre ditëve rreth 180 forcave zjarrfikëse dhe trupave të emergjencave civile të bashkisë së Fierit në aksionin për shuarjen e flakëve në Pishë Poro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.