Greqia zgjerohet me 12 milje në ujrat territoriale në detin Jon
Greqia ka miratuar vednimin për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje.
Mediat vendase shkruajnë se Këshilli i Lartë i Shtetit ka miratuar vendimin që e lejon shtetin fqinj tëë zgjerohet në hapësirën në zonën veriore të detit Jon, deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.
Zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon transformon rajon në një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ), ku një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.
Në të njëjtën kohë, përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



