E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma denoncon live:Në Rrogozhinë veprojnë tri banda
Publik News

Grida Duma denoncon live:Në Rrogozhinë veprojnë tri banda

Duma denoncon se një person që nuk ishte pjesëtar i KQZ-së ka qenë në njërën prej qendrave duke kryer krim elektoral.

Vetem një javë pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, kandidatja fituese e kësaj partie, Grida Duma, ka denoncuar sot atë që ajo e konsideroi si krim elektoral të kryer në Rrogozhinë.

duma1

Duke folur në “Open” në TCH Duma tha se në Rrogozhinë veprojnë tre banda, dhe ditën e zgjedhjeve komisionerët demokratë janë ofenduar. Po ashtu ajo shtoi se një person që nuk ishte pjesëtar i KQZ-së ka qenë në njërën prej qendrave duke kryer krim elektoral.

“Tre orë para ose pas mbylljes së kutive ishte se PD kishte fituar. Në Rrogozhinë veprojnë tre banda, ditën e zgjedhjeve komisionerët tanë më marrin në telefon e më thonë që ka ardhur kryetari i Rrogozhinës bashkë me djalin e atij dhe po na ofendojnë. Ishte rasti që donin të votohej familjarisht, por kjo gjë nuk ishte lejuar, sipas rregullave votimi duhet të ishte pezulluar. Unë u nisa nga Kavaja drejt Rrogozhinës. I pyes e më thonë se ka ardhur një përfaqësues i KQZ që thotë se s’ka ndodhur asgjë por le të vijohet me procesin. Unë i them që të flasë me mua dhe i kërkoj që të lutem prezantohu. Ai prezantohet si anëtar i KQZ. Më pas e fotografojnë me badge që mbante e ia çoj KQZ. Rezultoi që ai nuk ishte fare I KQ. I bëj kallëzim në SPAK. Mendoni vetë se si e kemi mbajtur atë qendër. Dosja i ka kaluar prokurorisë së Kavajës se sipas tyre s’është konsideruar krim elektoral. I kam në foto anëtarët e e administratës së Rrogozhinës me tatuazhe e me mëngë të shkurtra”, tha Duma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.