Grida Duma hedh në gjyq Mero Bazen: Më prishi imazhin!

Deputetja Grida Duma ka depozituar një padi në Gjykatën e Rrethit të Tiranës për prishje imazhi kundër gazetës TemA. Bëhet fjalë për një shkrim të gaztës TemA të datës 13 shkurt, pas publikimit të skandalit Duma Salianji. Artikulli I bën thirrje kryetarit të PD të largoj nga grupi parlamentar dy deputetët për shkak të stndartit të ulët moral që dëshmojnë në publik.
Ende nuk kemi detaje nga dosja se çfarë imazhi ka pasur Grida para artikullit dhe sa i është prishur pas artikullit, por nëse e ka për videon me Salianjin, kemi dhe fakte të tjera ende të papublikuara, që dëshmojnë se videoja në fakt ka ardhur nga njerëz të Sali Berishës në media dhe se ka prova që faktojnë që biseda perverse zhvllohej mes të dy deputetëve.
Në pritje të detajeve të padisë do t’i bëjmë publike dhe para Gjykatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



