E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma; Ku janë fondet e prodhuara nga rritja ekonomike dhe pse i ndahen kaq pak të rinjve
Publik News

Grida Duma; Ku janë fondet e prodhuara nga rritja ekonomike dhe pse i ndahen kaq pak të rinjve

 

 

 

 

Grida Duma vemendjen e saj e ka drejtuar nga arsimi i cili ndodhet në gjendie kritike. Ajo thekson se situata në arsim është e mjerueshme, ndërsa referuar INSTAT thotë se shpenzimet publike në sektorin e arsimit për 2021 kanë qenë 58, 4 mld lekë dhe krahasuar me vitin 2020, shpenzimet publike në arsim ndaj PBB kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje. qeveria ndryshoi së fundmi buxhetin e vitit 2022 shkurtoi me rreth 16 miliardë lekë (131 milionë euro) fondet për institucionet dhe programet e shpenzimeve publike që nga infrastruktura dhe arsimi drejtimi me kryesor dhe jetesor.

– Ndërkohë shpenzimet publike në arsim shprehur ndaj shpenzimeve publike gjithsej kanë shënuar rënie me 0,3 pikë përqindje.Këto përbëjnë 9,8% të shpenzimeve publike gjithsej për vitin 2021. Fondet për arsimin u ulën vitin që lamë pas, në raport me PBB; çka do të thotë se qeveria ka ndarë për brezin e ri më pak fonde nga se ka prodhuar rritja ekonomike.

Kështu i përgjigjet qeveria krizës më të madhe, shkretëtimit dhe plakjes së Shqipërisë, duke bërë gjithçka që as mos të vlejë të qëndrojnë këtu as mos të vlejë të shpresojnë këtu!- shprehet Duma në statusin e saj.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.