Grida Duma me maskë tregon si është gjendja e deputetëve brenda
Teksa protestuesit janë larguar me forcë nga ambientet e Partisë Demokratike nga ana e Policisë së Shtetit me ujë dhe gaz lotsjellës, një video është publikuar nga brenda kësaj selie.
Ka qenë Grida Duma ajo e cila nëpërmjet një video live ka treguar se gjendj shëndetësore e deputetëve është e mirë, megjithatë shprehet e zhgënjyer për shkak të dhunës dhe veprimeve të protestuesve.
“Kjo është Partia Demokratike sot, moment i rëndë, shumë i rëndë.
Jo vetëm për gazin dhe dhunën, por zonjat që ishin brenda me besimin absolute që s’ka demokrat që mund të sulmoj një demokrat.
Unë nuk besoj tek dhuna, saldimi apo heqja e vidave. Nuk besohej që kjo ngjarje të ndodhte brenda PD-së. Është fatkeqësi që kemi bërë protesta kundër Edi Ramës, tani bëjmë protesta kundër njëri-tjetrit.”– thotë ndër të tjera Duma.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



