Grigor Joti merr 250 milionë lekë nga krytarja e kuvendit për mobilje
- Që Grigor Joti merrej me pajisje kompjuterike dhe programe këtë e dinim, por që t’i kishte hyrë edhe fushës së mobilerisë nuk na e kishte marrë mendja. Sigurisht nuk do na interesonte aspak se me çfarë aktiviteti tregtar do të merrej, nëse në mes nuk do të ishte shpërdorimi i parave të taksapaguesëve shqiptarë.
Kësaj rradhe qesen e ka zgjidhur Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Nikolla ka futur plot 250 milionë lekë të vjetra me TVSH direkt e në xhepat e pronarit të INFOSOFT SYSTEMS, Grigor Joti. Bëhet fjalë për një tender që mban numrin e referencës REF-73404-06-22-2023 dhe ka si objekt Blerje e pajisjeve dhe mobiljeve për Qendrën e Vizitorëve.
Fondi limit i kësaj procedure është 21,587,393 lekë të reja pa TVSH ose gati 250 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por le të shikojmë dokumentacionin. Vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, nga të cilat është shpallur fituese ajo që ka ofruar vlerën më të lartë.
Në rastin konkret INFOSOFT SYSTEMS e Grigor Jotit me vlerën e ofruar prej 20,655,465 lekë të reja pa TVSH ose rreth 250 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duket se tallja me paratë e popullit nga ana e Lindita Nikollës është në një nivel më të lartë, pasi ka zgjedhur fitues firmën që ka kërkuar më shumë duke çuar dëm në këtë mënyrë paratë e shqiptarëve.
Nga ana tjetër nëse krahasojmë vlerën fituese me atë të fondit limit vëmë re se është e barabartë me 96% e tij. Kjo rrit akoma më tej dyshimet se kemi të bëjmë me një procedurë të dyshimtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco








