E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grigori “thyen” edhe Lindita Nikollën
Lajme

Grigori “thyen” edhe Lindita Nikollën

Grigor Joti merr edhe fondet që administron Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Kompania e tij, INFOSOFT SYSTEMS, ka fituar në mënyrë të çuditshme dhe pse ka ofruar shifrën më të lartë në një tender të realizuar nga Kuvendi.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-77018-08-08-2023 që ka si objekt “F.V UPGRADE I SISTEMIT AUDIO- VIDEO TE KOMISIONEVE”. Fondi limit është në vlerën 7,912,014 lekë të reja pa TVSH ose rreth 95 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse shfletojmë dokumentacionin e këtij tenderi vihet re se në të kanë marrë pjesë vetëm 4 operatorë me vlerat përkatëse. Por operatori që ka ofruar vlerën më të lartë është shpallur për çudi fitues. Diferencat mes ofertave nuk janë të vogla.

Kështu nëse krahasojmë vlerën fituese me ofertën më të ulët, shohim se ka një diferencë jo të vogël prej rreth 27 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por duket se kjo diferencë nuk i ka bërë aspak përshtypje Lindita Nikollës, me shumë mundësi pasi paratë nuk janë të vetat por të shqiptarëve.

Si përfundim fituese është shpallur kompania INFOSOFT SYSTEMS për vlerën 7,309,980 lekë të reja pa TVSH ose rreth 87 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga ana tjetër kjo vlerë rezulton sa 92% e fondit limit.

Të gjitha sa më sipër ngjallin dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me një fitues të ditur që pa nisur gara dhe se gjithçka ka qenë një farsë. Siç duket valixhja që Grigor Joti i ka dhënë Lindita Nikollës ka patur sasinë e duhur të “kekut”. SPAK ndërkohë nuk dihet ku është fshehur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.