E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gropa e zezë e Gulf! U vodhën disa milionë euro në katër ditë
Publik News

Gropa e zezë e Gulf! U vodhën disa milionë euro në katër ditë

Gropa e zezë e Gulf! Ja si u vodhën disa milionë euro në katër ditë dhe nuk kanë  asnjë pasuri, të gjitha me qera…

 Një skemë e qartë piramide me naftën. Tani ata që kanë në dorë tallonat e“Gulf” nuk dinë ku të drejtohen ndërsa shteti duket i pafuqishëm.

Për të paktën 4 ditë, nga datat 15 prill deri në 19 prill u shfrytëzua shitja e tallonave duke bërë një fitimi mbi disa milionë euro.

Perveç menaxherit kryesor të  “Gulf”, Albano Aliko, në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë.

Shtetasi gjeorgjian Irakli Zvanidze dhe administratori i shitjeve të kësaj kompanie për Tiranën janë dy të kërkuarit e tjerë të policisë në funksion të hetimeve të çelura nga Prokuroria e kryeqytetit.

Gjithashtu janë verifikuar pasuritë e personit nën hetim Albano Aliko për t’i ngrirë në llogari të hetimeve, por rezulton se pikat e karburantit janë të marra me qira.

Hetimet kanë zbuluar se Gulf ka marrë me qira 70 pika të tilla në të gjithë vendin të cilat janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.