Guvernatori Gent Sejko dhe bashkëshortja i kaluan 55 mijë kredi bandës “Micro Credit Albania-Final”
Pse prokurorët e SPAK nuk veprojnë?!
Sipas raportit nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave, rezulton se gjatë viteve 2016-2023, vetëm banda e mikro- kredive “Sejko- Ibro- Meskuti”, ka mashtruar dhe zhvatur 103 mijë qytetarë, me vlerë 510 milionë Euro pagesa e 570 milionë Euro pasuri të sekuestruara, ndërsa aktualisht ka 19 mijë e 379 qytetarë në proces mashtrimi me kredi false…
Tashmë, Guvernatori i Bankës së Shtetit, Gent Sejko, gruaja Elona Sejko (Gjipali) e kunati Elton Gjipali dhe 4 vartës të tij, janë nën hetim nga SPAK, për shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar në mashtrimin dhe vjedhjen e qytetarëve, nëpërmjet kredive.
Aktivitetin kriminal, guvernatori Gent Sejko dhe familja e tij e ka kryer, në bashkëpunim me agjencitë e “Mikro Credit Albania” e “Final”, të çiftit Olsi e Elda Ibro që është në kërkim, dhe Arben Meskutit që është arrestuar e gruas së tij Ernela Çuberi, që po vazhdon aktivitetin e mashtrimit dhe grabitjes së qytetarëve me kredi fiktive.
Pas marrjes nën hetim nga SPAK, Gent Sejko ka reaguar 4 herë zyrtarisht për krimin me mikro-kreditë: 1 herë ka dalë në konferencë për shtyp; 1 herë i ka dërguar informacion SPAK-ut nëpërmjet zëvendëses së tij dhe 2 herë me deklarime shkresore në emër të Bankës së Shtetit.
Në çdo sqarim, Gent Sejko ka thënë, se shkak është faji i sistemit; i ligjit të paqartë dhe përgjegjësia e qytetarëve të mashtruar, që kanë besuar te këto agjenci dhe nuk kanë kërkuar informacion për veprimtarinë e “Micro Credit Albania”, “Final”, “Iute Credit”, “Kredo.al” etj.
Ndërsa veten e tij, guvernatori Gent Sejko e ka paraqitur si zbatues të ligjit dhe si “ëngjëll”, që nuk ka lidhje me agjencitë mashtruese të mikro-kredive, duke deklaruar se e ka pezulluar 2 herë agjencinë “Micro Credit Albania” dhe “de facto” e ka lejuar të zhvillojë aktivitet.
Por dokumentet vërtetojnë, se guvernatori Gent Sejko dhe gruaja e tij Elona Sejko, janë strumbullari i aktivitetit kriminal të mikro- kredive: ai duke i licencuar dhe lejuar të abuzojnë.
Ndërsa gruaja, duke transferuar mijëra kredi nga banka ku punon Drejtoreshë e Rikuperimit të Kredive, por dhe nga Raiffeisen, BKT etj. nëpërmjet fuqisë së burrit guvernator, duke bashkëpunuar me “Mirco Credit Albania”, “Final”, “Iute Credit” e agjencinë e saj “Lendal”.
Nëse SPAK, ka vendosur ta hetojë grupin kriminal të mikro- kredive dhe kokën e këtij grupi, guvernatorin mafioz Gent Sejko, ka këtë provë konkrete:
Gruaja e tij Elona Sejko, më 26 tetor 2018 i ka transferuar 5000 kredi agjencisë “Micro Credit Albania”, duke i krijuar terren për të mashtruar dhe vjedhur qytetarët kredi-marrës.
Transferimi i këtyre kredive nga “Tirana Bank”, ku Elona Sejko është Drejtore e Rikuperimit të Kredive; të agjencia mashtruese “Micro Credit Albania”, u bë me miratim të burrit guvernator dhe në mbikëqyrje zbatimi prej tij, i cili ka lejuar mashtrimin dhe vjedhjen e qytetarëve.
Sipas informacionit, me ndikim e miratim të burrit guvernator banke, xhambazja Elona Sejko, ka shërbyer edhe si seksere e transferimit të 54 mijë e 917 kredive, nga bankat private, te agjencitë mashtruese “Micro Credit Albania” e “Final” që janë e njëjta kompani, mes të cilave vepron si nën/kontraktore agjencia e “Lendal” e Elton Gjipalit, kunat i Gent Sejkos.
Sipas raportit nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave, rezulton se gjatë viteve 2016-2023, vetëm banda e mikro- kredive “Sejko-Ibro-Meskuti”, ka mashtruar dhe zhvatur 103 mijë qytetarë, me vlerë 510 milionë Euro pagesa e 570 milionë Euro pasuri të sekuestruara.
Ndërsa aktualisht, kjo bandë ka në proces mashtrimi e zhvatjeje, 19 mijë e 379 qytetarë, nëpërmjet transferimit e falsifikimit të kredive dhe interesave fiktive, duke pasur liri veprimi e mburojë nga guvernatorin Gent Sejko, gruaja e të cilit është pjesë në këtë bandë kriminale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



