Gruaja e skandalit seksual me Gjicin, foto edhe me Bashën dhe Ben Blushin

FOTO: Ka filmuar edhe Ben Blushin?! Dalin fotot e gruas së skandalit seksual ‘Gjici’ me ish-deputetin socialist.

Gruaja e skandalit seksual me Safet Gjicin, duker se ka një “arkivë” të pasur me foto dhe video.
Një burim hetimor tha për redaksinë se ekzistojnë foto të saj me politikanë, biznesmenë dhe persona të njohur të medias në Tiranë.
Nuk dihet sa nga këta persona e kanë ngrënë ‘karemin’, por për disa prej tyre ka regjistrime.

Nga fotot që burimi ka vënë në dispozicion të redaksisë, kuptohet se Alma Kaci është afruar për disa kohë me ish-deputetin socialist Ben Blushi.
Ajo ka foto që shfaqin afri me të si dhe ka marrë pjesë në aktivitete të partisë që ai hapi pasi u divorcua me PS.
Në foto të ndryshme vihet re se Alma përgjithësisht ka patur “nuhatje të mirë” se ku duhej të afrohej.
Gruaja që shfaqet në video-skandalin me Safet Gjicin ka foto edhe me Lulzim Bashën.

Ajo ka foto edhe me Bashën, ndërkohë që në profilin e saj në Facebook ka foto nga selia e PD.
Gruaja e skandalit seksual në zyrën e kreut të Bashkisë së Kukësit, është njohëse e gjuhëve të huaja.
Alma e ka ofruar veten në situata të ngjashme me Gjicin për persona të ndryshëm, madje e ka provuar edhe me diplomatë.
40 vjeçarja flet mirë frëngjisht. Ajo arriti disa vite më parë të bënte video seksuale me ish-drejtorin e Hekurudhës, ky pak muaj pas plasjes së skandalit, vdiq nga një infarkt në moshën 50 vjeçare. Ajo ju paraqit atij si franceze, duke e thelluar njohjen derisa arriti ta regjistronte në një akt masturbimi në zyrën e tij.
Por ajo flet edhe anglisht, madje ka përdorur një patentë shoferi amerikane false për të joshur viktimat e saj.

Veç kësaj ajo ka firmë tjetër poseduesi dhe emri i vendit ku është “lëshuar”, është shkruar gabim. Ajo është false dhe është përdorur për mashtrim.
Në SHBA patenta është dokumenti bazë. Kudo patentën ta kërkojnë si ID. Falsifikimi i këtij dokumenti është krim i rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



