E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja hedh plumbat në kazanin e mbeturinave, plagoset 7-vjeçarja nga shpërthimi
Publik News

Gruaja hedh plumbat në kazanin e mbeturinave, plagoset 7-vjeçarja nga shpërthimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tiranës, ku një grua ka hedhur një bidon me fishekë brenda koshit të mbeturinave.

Nga temperaturat e larta bidoni ka plasur dhe si pasojë ka mbetur e plagosur vajza e saj 7-vjeçare. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe i ka referuar materialet në prokurori.

Njoftimi policisë:

Më datë 28.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, ka hedhur një bidon plastik me një sasi municioni (fishekë), në kazanët e mbetjeve të riciklueshme. Për shkak të temperaturës së lartë, kanë shpërthyer disa fishekë, duke dëmtuar lehtë M. B. dhe vajzën e saj të mitur 7 vjeçe, banuese në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.