E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja humb jetën pa arritur në spital, makina u bllokua për shkak të dëborës
Publik News

Gruaja humb jetën pa arritur në spital, makina u bllokua për shkak të dëborës

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në fshatin Limjan të Njësisë Administrative Kastriot të Dibrës.

E moshuara e sëmurë, humbi jetën rrugës për në spitalin Rajonal të Dibrës, ku po transportohej me një makinë private, por kjo ka ngecur për shkak të dëborës që kishte bllokuar rrugën.

Të rinj të fshatit kanë ndihmuar me lopata për hapjen e rrugës por ka qenë e pamundur të mundësonin lëvizjen në kohë të fuoristradës. E moshuara nuk ka mundur të përballojë edhe të ftohtin e acartë, duke ndërruar jetë pa mbërritur në spital.

Sakaq, edhe të dielën një e moshuar humbi jetën teksa transportohej nga Saranda për në spitalet Covid në Tiranë, kur ambulanca doli nga rruga për shkak të ngricës dhe u përplas me murin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.