E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi rrëfen se ka nisur jetë të re dhe pret të bëhet baba i një djali
Publik News

Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi rrëfen se ka nisur jetë të re dhe pret të bëhet baba i një djali

Vrasja e tre motrave shqiptare Kejsit, Simonës dhe Sindit nga nëna e tyre tronditi mbarë opinionin publik në mars të 2014. Ato u vranë barbarisht me thikë nga nëna e tyre, Edlira e cila po kalonte një krizë divorci pas ndarjes nga bashkëshorti. Afro 4 vite nga vrasja makabre, nëna e tyre mbahet në një qender rehabilitimi në Itali, ndërsa i ati i vajzave Bashkim Dobrushi ka gjetur forcën për të filluar një jetë të re.

 

Mediat italiane http://giornaledicomo.it ka intervistuar Dobrushin i cili jeton në Itali dhe ka krijuar një familje të re. Ai është martuar dhe në prill pret një fëmijë.
“Në prill 49-vjeçari u martua me Afërditën, një 36 vjeçare me origjinë nga Shqipëria dhe tani çifti pret një djalë i cili duhet të lindë më 3 prill, ditën kur Simona, vajza më e madhe duhet të mbushte 17 vjeçe”, shkruan Gironaledicomo.

Sytë e babait janë të mbushura me lot kur flet për të bijat, por ai falenderon popullin e Lecco-s që i është gjendur pranë. “Simona ishte volejbolliste, ndërsa Kejsi pëlqente vallen popullore, Sindi një fëmijë i dashur”, kujton me dhimbje ai. Gruaja e re ka provuar të mbështesë burrin e saj në luftën e përditshme kundër dhimbjes. Në muret e shtëpisë sonë në Lecco varen fotot e vajzave të mia”, thotë ai. Qyteti i Lecco-s është qyteti im dhe Italia është vendi im. Dëshiroj t’i falenderoj italianët sepse ndihma e tyre ishte thelbësore për mua”, citohet të ketë thënë Bashkim Dobrushi për median italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.