E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja me probleme mendore 6 muajshe shtatzënë, arrestohet 20 vjeçari, që e abuzoi seksualisht
Publik News

Gruaja me probleme mendore 6 muajshe shtatzënë, arrestohet 20 vjeçari, që e abuzoi seksualisht

Një 20 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Devollit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43 vjeçare mendërisht e paaftë.

 

Gruaja është paraqitur në spitalin e Bilishtit ku pas konstatimeve të mjekëve ka rezultuar shtatzënë 6 muajshe.

Pas hetimeve nga policia ajo është shprehur se ka qenë e abuzuar seksualisht nga Klavjo Karuni, 20 vjeç, nga Mirasi. E dhunuara është me orgjinë nga Ponçara.

Rasti është regjistruar në një fshat të Njësisë Administrative Miras.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.