Gruaja nxjerr videon tronditëse:Ja si ish-burri kërcënon të më vrasë
Në videon e publikuar, burri dëgjohet teksa e kërcënon me jetë ish-gruan e tij, madje duke shkuar deri aty sa i kërcënon dhe fisin dhe i thotë do të shkojë edhe në Gjermani për ta gjetur e për ta vrarë.
I bëjmë thirrje institucioneve të reagojnë. Gruaja duhet të merret në mbrojtje që të mos kemi një tjetër viktimë.
Denoncimi i plotë i gruas të cilës i kërcënohet jeta nga ish-bashkëshorti:
Përshendetje Joq, po ndaj me ju histori time. Unë para 3 vitesh arrita të iki fshehur burrit tim sepse ai ka qenë gjithmonv një njëri alkoolist luante gjithë kohen lojra fati. Kam jetuar 10 vjet në Greqi me të, kam 2 fëmijë që jëtojnë me mua jashtë shtetit. Jemi larg nga ai. Ne jemi ndarë shpesh sepse jeta më të ishte e vështire më kercenonte se do më vriste nëse unë do ta lija një ditë, shpesh me ka dhunuar fizikisht në sy të fëmijeve. Fëmijët janë të tmerruar sot as nuk duan tja dinë për të. Ai do veç të më vrasë mua sepse unë se durova më dhe mora femijet e u largova larg prej ti. Tani ai ka 3 vjet që nuk e pranon ndarjen dhe nuk e pranon që unë e kam lenë përfundimisht këtë njëri psikopat i cili vazhdon e më kërcënon familjen time në Tiranë”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



