E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja që u bë shënjestër e SHPËRTHIMIT me tritol sot në Shkodër
Publik News

Gruaja që u bë shënjestër e SHPËRTHIMIT me tritol sot në Shkodër

Mbrëmjen e sotme një shpërthim i fortë ka tronditur lagjen “Tom Kola” në Shkodër. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orën 20:45 dhe se fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, vetëm dëme të shumta materiale.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se lënda eksplozove është vendosur në lokalin e 46-vjeçares Hana Fojleta, e cila është edhe pronarja.

Lënda plasëse është vendosur në derën e lokalit, i cili ka qenë i bmyllur në momentin që ka shpërthyer. Ende nuk dihet autori apo autorët e ngjarjes, por policia po punon për zbardhjen e plotë, teksa shumë qytetarë janë marrë në pyetje.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 18.11.2020, rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.