E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja: Të ma ushqejnë vajzën, jemi rrugëve
Publik News

Gruaja: Të ma ushqejnë vajzën, jemi rrugëve

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar shumë dëme materiale te banesat në Durrës, ndërsa qytetarët janë dyndur për ndihma te Pallati i Sportit të qytetit bregdetar “Ramazan Njala”.termeti-ndihma

Qytetarët po presin në radhë për të marrë ndihma. Një qytetare tregoi se është pajisur nga njësia bashkiake me një certifikatë për të marrë ndihmat.

Qytetarja shprehet se është jashtë me vajzën e vogël dhe se nuk kanë as ku të flenë, pasi nuk ka makinë. Ajo tha se kërkon ndihmë së paku për vajzën, që e ka të vogël.

 

Untitled

“Unë jam nga lagjja 13. Fëmija im ka 4 ditë në mëshirë të Zotit. Fle në mes të qiellit. Jashtë flemë. Njerëzit kanë ikur se kanë makina, unë nuk kam makinë. Unë dua ndihmë vetëm për vajzën, të ma ushqejnë, të ma veshin. Fëmijët e mi rrinë rrugëve.  Jam me dokument nga njësia bashkiake, që duhet të marrë ndihmat”, deklaroi banorja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.