E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja tenton të vetëdigjet para Bashkisë së Durrësit: Kam probleme ekonomike
Lajme

Gruaja tenton të vetëdigjet para Bashkisë së Durrësit: Kam probleme ekonomike

Një grua e moshuar raportohet se ka tentuar të vetëdigjet me benzinë paraditen e kësaj të marte, para bashkisë së Durrësit.

Portali lokal “DurrësLajm” shkruan se kalimtarët e rastit dhe policët bashkiakë që ndodheshin në sheshin “Liria” kanë ndërhyrë menjëherë dhe e kanë ndihmuar të moshuarën të largojë rrobat e djegura nga trupi, duke pësuar djegie vetëm në këmbë.

“Gruaja e moshuar, e cila ishte ende e tronditur dhe me zërin që i dridhej, nuk arriti dot të shpjegonte qartësisht arsyet që e shtynë drejt këtij akti ekstrem, por tha se gjithçka e bëri prej problemeve ekonomike dhe se fëmijët e kishin braktisur. Ajo u transportua me autoambulancë drejt spitalit të Durrësit, ku do të mbahet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet më tej në raportim.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Akti i ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e  Durrësit është ulëritës, shokues, tronditëse. Ku skamja është aq e tmerrshme sa zonja tentoi të vetë digjej si zgjidhje e 1000 problemeve të saj. ‘Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi’. Këto janë vargjet e Migjeni që për fatkeqësinë e Shqipërisë  sot vazhdon të mbetet më aktual se kurrë. Edhe sa do durojë ky popull? Sa darka tek “Nusreti” do haj ende me grykësin dhe pangopjen kjo qeveri, ky shtet ,në mund të quhemi një i tillë? A nuk duhet të jetë qeveri dhe qeveritarët shërbyes të  popullit? Apo këta duhet të jenë gërryesit e ekzistencës se ç’do qenie ekzistente në këtë Shqipëri plot halle e trauma, ku shumë fshihen si struci e të tjerë heshtin prej kafshatës së bukës”, shprehet Hysaj.

Lidhur me rastin, deri në publikimin e këtij artikulli, Policia e Durrësit nuk ka bërë ende asnjë njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.