Gruevski në ankth, nesër seanca për heqjen e mandatit të deputetit
Seanca e Komisionit Kuvendor për çështje të rregullores dhe imunitetit në të cilën do të shqyrtohet propozimi për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit do të mbahet të martën.

Nga Gjykata Penale dje komunikuan se gjykatësi për kryerjen e sanksioneve e ka refuzuar lutjen e Gruevskit për anulimin e dënimit me burg prej dy vjetëve për blerjen mercedesit luksoz në lëndën e “Tank” të PSP. Ish kryeministri dhe lider VMRO-DPMNE-së më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet për ta vuajtur dënimin me burg prej dy viteve për rastin “Tank” përkatësisht furnizimin e mercedesit luksoz.
Gjykata Penale Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizim të “mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovski me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës me dy vite burg. Të dy pastaj dorëzuan ankesa për gjykimin e shkallës së parë deri te Gjykata e Apelit Shkup.
Gjykata e Apelit më 5 tetor si të pabazë e refuzoi ankesën e Gruevskit dhe në tërësi e konfirmoi gjykimin e shkallës së parë për dënim me burg prej dy viteve. Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e të akuzuarit ish ndihmës-ministër i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër vite e gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër e konfirmoi vendimin e shkallës së parë.
Në lëndën “Tank” e dënuar është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska me gjashtë vite burg./Ina Online
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



