Grup i fortë për Shqipërinë, sfidojmë Çekinë dhe dy kombëtare të vështira
Shqipëria mësoi kundërshtarët në Ligën e Kombeve. Në shortin e hedhur në Paris, kuqezinjtë janë vendosur në grup me Çekinë, Ukrainë dhe Gjeorgjinë.
Kujtojmë se Shqipëria është në Ligën B. Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy sfidat e fundit të grupit.

Kombëtaret euorpiane, mësuan kundërshtarët në Ligën e Kombeve, që do të startojë në shtator të këtij viti.
Në Ligën A, padyshim grupi më i fortë është A2, ku bëjnë pjesë Italia, Belgjika, Franca dhe Izraeli.
Grup interesant është edhe A1, ku bëjnë pjesë Kroacia, Portugalia, Polonia dhe Skocia.
Gjermania është pjesë e grupit A3, së bashku me Holandën, Hungarinë dhe Bosnje Hercegovina.
Grupi i fundit është A4, ku bëjnë pjesë Spanja, Danimarka, Zvicra dhe Serbia.
LIGA A
Grupi A1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë
Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



