E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Grupet kriminale pastrojnë para në kulla e hotele luksoze në Shqipëri’
Publik News

‘Grupet kriminale pastrojnë para në kulla e hotele luksoze në Shqipëri’

Këto ditë në Uashington u mbaj konferenca e 20-të Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizuar nga qeveria amerikane dhe ‘Transparency International’. Takimi mblodhi së bashku mbi 2 mijë përfaqësues nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, komuniteti i biznesit, e përfaqësues të qeverive anembanë globit.

Drejtuesja e zyrës për Evropën Juglindore, e Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar, Fatjona Mejdini, tha se mesazhi kryesor i takimit ishte se Uashingtoni i qëndron angazhimeve të tij në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës, Mejdini tha se grupet kriminale pastrojnë para në kulla e hotele luksoze në Shqipëri.

‘Duhet të kuptojmë që ashtu si me korrupsionin, Shqipëria ka një histori të gjatë me krimin e organizuar. Fakti që Shqipëria shpesh ka prodhuar shpesh grupe kriminale të forta, ka qënë për shkak të kësaj simbioze që korrupsioni ka zhvilluar me krimin e organizuar. Zyrtarë të korruptuar merrnin para nga persona të inkriminuar dhe nga ana tjetër, të inkriminuarit ofronin mbështetje për ta në fushata elektorale. Kjo ka qenë një histori e njohur shqiptare.

Ajo që ne po shikojmë në këto momente është fuqizimi i krimit të organizuar jashtë kësaj skeme, në një skemë më të madhe ndërkombëtare. Ju e përmendët, kemi Amerikën Latine ku shqiptarët janë prezent, kemi qytetet më të mëdha evropiane ku ata gjithashtu janë të pranishëm. Por kemi edhe destinacione si Emiratet e Bashkuara Arabe ku këto grupe janë gjithashtu prezent. Është shumë interesante në fakt se çfarë do të bëhet për këtë çështje.

Unë mendoj që, sot çfarë i lidh këto grupe kriminale me Shqipërinë është ana ekonomike, pastrimi i parave, kullat e larta që ndërtohen në Tiranë apo hotelet luksoze në bregdet. Mendoj se qeveria shqiptare, institucionet duhet të jenë të kujdesshme, sepse këto para të pista në fakt nuk e zhvillojnë vendin, por e deformojnë komplet tregun dhe zhvillojnë një konkurrencë të pandershme,” tha Mejdini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.