E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupet kriminale po bëjnë namin, eksperti: Janë 1 milion kamera të fshehura
Publik News

Grupet kriminale po bëjnë namin, eksperti: Janë 1 milion kamera të fshehura

Nën hetim edhe Cllevio, publikoi pamjet e çmontimit

Prej disa ditësh në vendin tonë ka nisur një operacion për heqjen e kamerave të paligjshme të vendosura nga grupet kriminale.

Që nga nisja e operacionit e deri më tani, 185 kamera sigurie të paligjshme janë hequr në 7 qarqe të ndryshme. Pedagogu dhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar së fundmi se rreth 1 milion kamera sigurie janë të vendosura nga grupet kriminale në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë një emisioni televiziv ai tha se në Elbasan ka kamera pa fund ndërkohë në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli.

Ky aksion ka ardhur nga një draft që u është dhënë nga ndërkombëtarët për reformimin e policisë, dhe ka akoma kamera mund të them janë rreth 1 milion kamera. Ka Elbasani pa fund, nuk kanë hyrë ende në kryeqytet.

***
Policia ka vijuar me aksionin e saj për heqjen e kamerave të sigurisë në rrugë nga grupet kriminale. Operacioni u shtri edhe në Lushnje, teksa mësohet se një prej emrave që është vënë në hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje është edhe Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano. Ky i fundit ka publikuar në Instagram, momentin kur policia i çmonton kamerat që monitoronin lëvizjet e policisë dhe grupeve rivale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.