E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi i EPP në Parlamentin Evropian thirrje PD-së: Duhet të jeni plotësisht të angazhuar në bisedime mbi Reformën Zgjedhore
Publik News

Grupi i EPP në Parlamentin Evropian thirrje PD-së: Duhet të jeni plotësisht të angazhuar në bisedime mbi Reformën Zgjedhore

[spacing size=””]Grupi i EPP ne Parlamentin Europian i bën thirrje Partisë Demokratike të vijojë bisedimet në tryezën politike për reformën zgjedhore.

Andrey Kovatchev, anëtar i Parlamentit Evropian dhe Shef i Delegacionit Bullgar në Grupin e EPP në PE, në një postim në Twitter ka komentuar edhe shembjen e Teatrit dhe protestat ku u përdor dhunë.

“Veprimet e fundit kontroverse dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri janë për të ardhur keq. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht”.

Andrey Kovatchev shkruan më tej se kjo nuk duhet të pengojë avancimin e reformës zgjedhore dhe se PD duhet te angazhohet në bisedime.

“Respektimi i sundimit të ligjit dhe puna e mëtejshme mbi 15 çështjet që duhet të monitorohen nga afër nga @EU_Commission dhe Shtetet Anëtare.

@pdshqiperi duhet të jetë plotësisht e angazhuar në bisedime mbi reformën zgjedhore”, shkruan anëtari i PE.

ppe2

ppe1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.