E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi i kokainës në Xibrakë/ Lirohet Klemend Dalipi
Lajme

Grupi i kokainës në Xibrakë/ Lirohet Klemend Dalipi

Nisin lirimet e të arrestuarve të ‘kokainës së Xibrakës’, del nga burgu Dalipi, me nipin e Enverit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar ditën e sotme njërin prej të dënuarve me burg. Klemend Dalipi në fund të vitit 2017 ishte dënuar me 7 vite e 3 muaj, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit.

Burimet kanë bërë të ditur se lirimi i Dalipit është bërë për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Dalipi fillimisht ishte dënuar me 11 vite burg, por Apeli i uli dënimin.

Ai ishte arrestuar bashkë me 8 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i tij, Arjan Dalipi.

Këta persona prangosën arrestuan në një operacion antidrogë të nisur nga Gjermania, pasi kishin ngritur një laborator kokaine në ‘Xibrakë’ të Elbasanit.

Bashkë me këta në pranga është vendosur edhe Ermal Hoxha, i cili është nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.