E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi i PS-së kallëzon ish-kryeministrin Berisha
Publik News

Grupi i PS-së kallëzon ish-kryeministrin Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha, do të kallëzohet penalisht të enjten për dezinformim. Grupi parlamentar i PS-së, konkretisht anëtarët e komisionit të shëndetësisë, e akuzojnë ish kryeministrin për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, në një kohë kur vendi është prekur nga koronavirusi.

Referenca për këtë akuzë, i referohet lajmit të botuar në media ku si burim informacioni i referoheshin një statusi të ish-kryeminitrit , që duke iu referuar qytetarit dixhital , pohonte se pacienti zero i infektuar me Covid 19, kishte marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Gomziqe të Pukës.

Një ditë më parë, personi që ka pasur këtë ceremoni varrimi, në një prononcim ekskluziv për Top Channel, tha se të dy personat at e bir, i njihte, por nuk ishte e vërtetë qe kishin qenë në varrim.

“Unë u uroj shërim sa më të shpejtë dhe më të mirat atyre, sepse janë miq të mirë të familjes time, por ata nuk kanë marrë pjesë në varrim.

Referuar këtij lajmi, deputetë të Komisionit të Shëndetësisë, thonë se bazuar në nenin 267, kanë vendosur të kallëzojnë penalisht ish ministrin Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.