E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi kriminal, Prokuroria kërkon 17 vite burg për Emiljano Shullazin
Publik News

Grupi kriminal, Prokuroria kërkon 17 vite burg për Emiljano Shullazin

 

– Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës. Pretenca e prokurores Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani është dhënë vetëm pak minuta më parë. Krahas Shullazit, më konkretisht për Gilmando Danin prokuroria ka kërkuar 15 vite burg, për Blerim Shullazin 10 vite burg, Endrit Qyqja 11 vite burg si dhe 11 vite burg për Endrit Zelën. Pretenca e Prokurorisë është dhënë në mungesë, pasi asnjë prej anëtarëve të bandës nuk kanë qenë të pranishëm në seancën gjyqësore. Seanca e sotme te Krimet e Rënda është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Pretenca e Prokurorisë për bandën e Shullazit:

Emiljano Shullazi – 17 vite burg

Gilmando Dani – 15 vite burg

Blerim Shullazi – 10 vite burg

Endrit Qyqja – 11 vite burg

Endrit Zela – 11 vite burg

Në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë parë edhe përfaqësues të ambasadës gjermane dhe asaj amerikane. Seanca te Krimet e Rënda nisi në orën 09:00, ndërsa të pandehurit u mbrojtën nga avokatët.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku së bashku me klientin e tij, por edhe Endrit Qyqa nuk ishin në seancë me pretekstin se ishin sëmurë, ndërsa u caktuan dy avokatë kryesisht për seancën e sotme për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen, i cili nuk dëshiron më të ketë si avokat Vladimir Meçen. Ata jane Eralda Brahimasi dhe Aida Retushi.

Dosja “Shullazi” futi në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.