E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi kriminal shmangu 13.5 mln euro taksa
Lajme

Grupi kriminal shmangu 13.5 mln euro taksa

Detaje të reja kanë dalë nga një bashkëpunim midis autoriteteve italiane dhe SPAK-ut për goditjen e një grupi kriminal në Itali, i cili drejtonte një rrjet restorantesh në Firence.

Mediat italiane raportuan se ky grup kriminal ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës për rreth 13.5 milionë euro.

Bëhet fjalë për shuma nga 1.1 milionë euro në vit ose një total prej 13.5 milionë eurosh në 12 vite përmes mashtrimit me tatim-taksat, pastrimin e parave dhe faturat fiktive.

Raportohet se SPAK-u dhe Antimafia kanë regjistruar procedim penal dhe po kryhen verifikime në ngarkim të shtetasve Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami dhe Albiona Ziaj.

Eulent Kamami qëndronte në krye të grupit, ndërsa Albiona Ziaj mblidhte paratë që vinin nga aktiviteti tregtar duke mos lëshuar fatura fiskale.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firences, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë eurosh në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, ka thënë SPAK për “Syri TV”. 

Gjatë këtij operacioni mësohet se janë kryer kontrolle në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan.

Ndërkohë në Itali kontrolle janë kryer në Bolonja, Rimini dhe Firence.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.