E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi Parlamentar i PD propozon deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë
Lajme

Grupi Parlamentar i PD propozon deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë

Deputetët demokratë kanë diskutuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitës.

-800-0-6195fee40dea5

Burime nga mbledhja bëjnë me dije për Panorama TV se Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve.

Ato kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë. Propozimi zyrtar i Grupit të PD pritet të votohet sot në seancë plenare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.